
Roberto Firmino në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij tetëvjeçare te Liverpooli.
Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga “Anfield” si transferi i lirë.
Firmino është në kërkim të një aventure të re në një kampionat tjetër, ndërsa në drejtim të sulmuesit kanë ardhur disa oferta nga klubet e njohura të Evropës.
Dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuar në transferimin e futbollistit me parametra zero.
Përveç dy ekipeve spanjolle, interesim për Firminon ka shprehur edhe Juventusi, e po ashtu ai ka oferta edhe nga disa klube arabe e amerikane.