Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Julian Araujo mund të kalojë te Barcelona në momentet e fundit të afatit kalimtar

Gazeta10
31 January 2023 - 18:25

Barcelona në çastet ë fundit të merkatos mund ta transferojë yllin e MLS, Julian Araujo.

Mbrojtësi i krahut të djathtë dëshiron kalimin te Barcelona, të cilët dëshirojnë transferimin e tij në formë huazimi me të drejtë blerje të pesë milionë euro në fund të sezonit.

Araujo pritet të kalojë te Barcelona si pasues i Hector Bellerin, i cili prite të largohet nga klubi në orët e fundit të merkatos.

Araujo është anëtar i LA Galaxy, ekip me të cilën ka kontratë deri në vitin 2025.

21-vjeçari është pjesë e kombëtares së Meksikës dhe deri më tani ka zhvilluar tri paraqitje me kombëtare latino-amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.