Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arrihet marrëveshja ndërmjet Chelseat dhe Benficës, Enzo udhëton për në Londër

Gazeta10
31 January 2023 - 22:15

Enzo Fernandez pritet të kalojë te Chelsea në orët e fundit të merkatos së janarit.

Sipas raportimeve të fundit, Chelsea dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e lojtarit dhe Enzo sonte do të udhëtojë në Londër.

Për shërbimet e mesfushorit argjentinas, Chelsea do t’i paguajë Benficës rreth 120 milionë euro.

Enzo shkëlqeu në Botëror, dhe ishte njëri nga lojtarët kyç të Argjentinës në triumfin e tyre në Katar.

Benfica kishte refuzuar shumë oferta për Enzon këtë merkato, por duket se tanimë 22-vjeçari ka gjetur skuadrën e re.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.