Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

Gazeta10
01 February 2023 - 9:44

Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë, sot protestuan për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.

Protestuesit kërkuan zbritje të çmimit të qirasë, sipas tyre nuk mund të vazhdojnë punën me çmim të ngritur.

Të njëjtit janë në pritje të takohen me kryetarin e komunës, Përparim Rama.

Së fundmi, Komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.