Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea, ekipi që shpenzoi me së shumti në afatin kalimtar të janarit

Gazeta10
01 February 2023 - 12:36

Në merkaton e janarit që përfundoi të martën në mesnatë, klubet e mëdha evropiane shpenzuan shuma të mëdha parash.

Ekipi që shpezoi me së shumti gjatë afatit kalimtar të janarit ishte padyshim Chelsea, që në total shpezoi rreth 300 milione euro në tetë transferime.

Transferimi më i shtrenjtë për “Blutë e Londrës” në këtë afat kalimtar ishte mesfushori argjentinas, Enzo Fernandez, i cili kaloi te Chelsea nga Benfica për 120 miliobë euro.

Ardhja e Enzos te Chelsea ndodhi në orët e fundit të merkatos.

Mykhailo Mudryk ishte blerja tjetër e bujshme që erdhi te Chelsea gjatë janarit nga Shakhtar Donetsk.

Ekipi londinez për shërbimet e talentit ukrainas shpezoi plot 100 milionë euro.

Chelsea arriti transferimin edhe të mbrojtësit francez, Benoit Badiashile nga Monaco për shumën e 35 milionë eurove.

“Blutë e Londrës” arritën transferimin e sulmuesit portugez, Joao Felix në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Atletico Madrid.

Noni Madueke erdhi te Chelsea në këtë merkato nga PSV Eindhoven për shumën e 40 milionë eurove.

Sulmuesi tjetër që iu bashuka Chelseat këtë merkato ishte edhe Davud Datro Fofana, i cili erdhi nga skuadra norvegjeze, Molde.

Malo Gusto u bë zyrtarisht lojtar i Chelseat në janar, por do t’i bashkohet “Bluve të Londrës” në fund të sezonit.

Talenti brazilian Andrey Santos erdhi te Chelsea nga ekipi latino-amerikan, Vasco De Gama.

Me të gjitha këta futbollistë, Chelsea ka nënshkruar kontrata afatgjate, me mbi shtatë vjet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.