Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lushtaku për koeficientin e ri: Kurti, një kryemashtrues

Gazeta10
01 February 2023 - 23:47

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një intervistë të dhënë për “Prime Time” ka folur rreth koeficientit të ri të vendosur nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta10.

Lushtaku, e ka quajtur ministrin e Financave, Hekuran Murati si mashtrues, ndërsa kryeministrin si “kryemashtrues”.

“E kam pa me vëmndje z.Muratin edhe kur ka tentuar me nxjerr pagën mesatare, është për të ardhur keq që dikush që i thotë vetit ministër i Financave del i mashtron qytetarët e Kosovës, por fatkeqësisht gjatë qeverisjes së VV-së kemi pa mashtrime të mëdha para dhe pas ardhjes së tyre. Kjo nuk është për t’u habitur më. Mashtrimet janë çështje e përditshmërisë se Qeverisë Kurti. Vjen e thotë që kemi një pagë mesatare 730 euro, gënjen, dhe për këtë duhet të jep llogari edhe kryeministri si kryemashtrues i çështjes së Ligjit të Pagave.”, ka thënë Lushtaku.

Tutje, Lushtaku ka kritikuar Qeverinë për pagat, duke thënë se kanë luajtur me ndjenjat e qytetarëve.

Sot është bërë publik koeficienti i ri i pagave i cili është 105 euro./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.