Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kili: Të paktën 13 persona të vdekur si pasojë e zjarreve

Gazeta10
04 February 2023 - 9:00

Të paktën 13 persona u raportuan të vdekur të premten pasi qindra zjarre në Kili bënë kërdinë.

Qeveria kiliane ka shpallur gjendjen e katastrofës pasi një valë shkatërruese e të nxehtit shkaktoi zjarret në pyje.

Që nga e premtja, 151 zjarre kanë qenë të furishme, nga të cilat 65 janë shpallur nën kontroll.

Zjarret shpërthyen në më shumë se 35,000 hektarë tokë dhe shkatërruan mbi 100 shtëpi, që kur filluan të mërkurën.

Mes viktimave ishte edhe një zjarrfikës, i cili humbi jetën pasi u përplas nga një kamion zjarrfikës teksa po shuante flakët.

Një pilot dhe një mekanik vdiqën teksa po përpiqeshin të luftonin zjarrin, pasi helikopteri i tyre u rrëzua në rajonin jugor të Araucanias.

Numri i të vdekurve përfshinte katër civilë që vdiqën në rajonin Biobio, në Kilin qendror, i cili ka qenë ndër më të prekurit nga zjarret.

Rreth 2,300 zjarrfikës dhe 75 avionë janë përfshirë në betejën kundër flakëve, raporton DW, transmeton Gazeta10.

Vala e të nxehtit pritet të vazhdojë me temperatura të larta dhe erëra të forta, duke e bërë më të vështirë kontrollin e zjarreve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.