Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mallorca triumfon përball Real Madridit, Vedat Muriqi lojtari i ndeshjes

Gazeta10
05 February 2023 - 16:09

Pas vetëm 12 minutash lojë vendasit kaluan në epërsi pas një autogoli nga Nacho Fernandez.

Rodriguez harkoi bukur në zonë për Vedat Muriqin, por ishte mbrojtësi spanjoll i Real Madridit, Nacho Fernandez e devijoi topin me kokë për ta dërguar në rrjetën e tij për 1-0.

Real Madridi tentoi të bënte diçka më shumë në pjesën e parë, por pa sukses.

Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes u mbyllën me epërsinë minimale të vendasve 1-0.

Los Blancos kanë pasur rastin më të mirë për të barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 59-të, kur Vinicius Junior fitoi penallti.

Por goditjen e Marco Asensios e priti portieri i Mallorcas, Rajkovic duke mbajtur portën e paprekur.

Kryeqytetasit spanjoll deri në fund të ndeshjes sulmuan me të gjitha forcat, por pa mundur dot të gjenin golin dhe Mallorca mori një fitore me plotë meritë.

Me këtë fitore Mallorca vazhdon të mbetet në pozitën e 10-të në tabelë me 28 pikë, derisa Real Madrid është e dyta me 45 sosh, pesë mëpak se Barcelona që ka edhe një sfidë më pak të zhvilluar.

Ndeshjen e ardhshme Mallorca e zhvillon në udhëtim te Sevilla, derisa Real Madridi pret në Santiago Bernabeu skuadrën e Elches./Gazeta10/.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.