Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Opozita e quan dështim Ligjin e Pagave, pushteti krenohet

Gazeta10
05 February 2023 - 19:39

Raporti: Bleona Dallaveraj/Kanal10

Ndonëse e gjithë java është përcjellë me kritika e pakënaqësi nga opozita dhe sindikatat pas vendimit për caktimin e koeficientit për zyrtarët e sektorit publik, ata vazhdojnë të shfaqin kritika. Përplasja e deputetëve të dy blloqeve pushtet-opozitë ka ndodhur për stafin shëndetësorë. Opozita alarmon se këtë vit priten ikje edhe më të mëdha të profesionistëve si shkak i zhgënjimit nga Qeveria.

Ani pse opozita vazhdon të mos jetë e kënaqur me Ligjin e ri të Pagave, Partia që udheheqë me ekzekutivin po krenohet me këtë të fundit.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se me Ligjin e Pagave dhe me ndarjen e vlerës së koeficientit prej 105 eurove, po fillojnë të vlerësohen punëtorët e sektorit publik.

Deputetja e LVV-së Fatmire Mullhaxha Kollcaku, thotë se në të ardhmen pret paga edhe me të mëdha për sektorin e shëndetësisë derisa shton se mjekët nuk po ikin nga Kosova shkaku i pagave të ulëta.

Por ndryshe mendon deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, i cili thotë se këtë vit pret më shumë ikje të mjekëve pasi koeficientin e caktuar e vlerëson si zhgënjim për ta.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj thotë se ligji i pagave është mashtrim për punën jashtë orarit të punëtorëve shëndetësorë.

Koeficienti prej 105 eurove për sektorin publik në kuadër të Ligjit të Pagave, pritet të hyjë në fuqi me datën 6 shkurt të këtij viti.

Dhjetëra sindikata kanë shfaqur pakënaqësi për këtë ligj, teksa është paralajmëruar edhe dërgimi i tij në Gjykatën Kushtetuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.