Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk e takoi vajzën për 30 vite, Komuna e Pejës i ofron zgjidhje

Gazeta10
07 February 2023 - 8:52

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” në një telefonatë direkte me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri tregon se ai shpreh gatishmëri ta ndihmojë prindin i cili kërkoi çertifikatën e lindjes për vajzën e tij që jeton në Danimarkë.

Muhaxheri tregon se në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës Publike do t’i ndihmojnë sa i përket zgjidhjes së kësaj çështje.

Rikujojmë se qytetari përmes telefonit ka kërkuar që të mund të aplikojë për çertifikatën e lindjes për vajzën e tij në Danimarkë pasi vendlindja e saj është Peja. Gjithashtu qytetari ka treguar se vajza ende nuk ka arritur të pajiset me pasaportë të Danimarkës dhe për këtë arsye nuk e ka parë që 31 vite./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=4fwID1qMywI

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.