
Zyrtari i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive, Orhan Tatar në një konferencë për media ka raportuar se të paktën 4 mijë e 900 viktima janë konfirmuar në Turqi dhe Siri pas tërmetit të djeshëm më magnitudë 7.8 ballë të shkallës Rihter.
Numri i të vdekurve në Turqi është rritur në të pakten 3 mijë e 381, kurse 20 mijë e 426 lëndime janë raportuar gjithashtu.
Ai ka bërë të ditur se deri më tani, 11,000 ndërtesa janë raportuar të dëmtuara në Turqi dhe gati 25,000 reagues emergjence po punojnë në zonat e prekura nga tërmeti.
Në Siri, numri i të vdekurve është rritur në 1 mijë e 559 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe opozita, kanë thënë zyrtarët, shkruan CNN.
Të paktën 3 mijë e 648 persona janë raportuar gjithashtu të plagosur në Siri, sipas zyrtarëve./Gazeta10