Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SHBA mirëpret vendimin e Kosovës për pranimin në parim të Planit evropian

Gazeta10
07 February 2023 - 11:27

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se SHBA-të mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parimin Planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim Propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”, shkruan ambasadori amerikan./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.