
Mesfushori spanjoll, Rodri në afatin kalimtar të verës mund të largohet nga Manchester City për tu rikthyer në La Liga.
Siç raportojnë mediat spanjolle, Barcelona ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit me tipare defanzive.
“Blaugranët” janë në kërkim te zëvendësimit të Sergio Busuqets, i cili pritet të largohet nga “Camp Nou” në përfundim të këtij sezoni.
Ekipi katalan e sheh Rodrin si zënvendësues ideal të Busquetsit dhe në verë pritet t’i dërgojnë Manchester Cityt ofertë zyrtare për të.
26-vjeçari është pjesë e “Qytetarëve” që nga viti 2019, ku u transferua nga Atletico Madridi për shumën e 60 milionë eurove.
Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027 dhe kartoni i tij cilësohet të jetë rreth 70 milionë euro.
Spanjolli deri më tani me Cityn ka fituar dy herë Premierligën, dy herë Carabo Cup dhe një herë Superkupën e Anglisë.