Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Haradinaj: Kurti ka rrezikuar interesin nacional, duke mos u koordinuar me SHBA-në

Gazeta10
08 February 2023 - 18:48

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës të kryesisë së saj. Në një njoftim e tyre kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj, tha se temë diskutimi në këtë takim ishin zhvillimet politike dhe përmbajtja e vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Ndër të tjera, Haradinaj u shpreh se “Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në mbledhjen e sotme të kryesise së AAK-së, diskutuam për zhvillimet politike në vend.

Gjithashtu, kolegët i informova për përmbajtjen e vizitës sime në ShBA, përfshirë takimet në Departamentin e Shtetit, Senat dhe Kongres, e po ashtu edhe me përfaqësues të institucioneve tjera amerikane.

Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Mos koordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.