Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Marre m’vjen për ta” – Deputetja e LDK-së: Kurti e Bislimi se kanë lëvizë asnjë gurë për pavarësi

Gazeta10
08 February 2023 - 23:57

Kritika të ashpra ndaj pushtetit ka bërë deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi teksa ka folur për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo ka  përmendur edhe qëndrimet e eksponentëve të partisë së kryeministrit, ndaj simboleve shtetërore gjatë kohës sa ishin në opzitë, duke kundërshtuar sipas saj e pavarësinë së Kosovës.

“Kurti e as Bislimi, se kanë lëvizur asnjë gurë për pavarësi”, tha Bunjaku-Rexhepi në Prime Time në Kanal10.

“Keqmenaxhim. Qytetarët e dinë që kur u festu pavarësia këta kanë qenë kundër, kur është këndu hymni në Kuvend, këta s’janë ngrit në këmbë. Ku i kanë flamurat tash? Mua për veti më vjen marre për ta.  Duhet me mendu se cilët flamujë i kanë mbajtur në të kaluarën, dhe sa e kanë kundërshtuar Republikën e Kosovës. Kjo Qeveria, as nuk dinë, as nuk ngon dhe as nuk do”, u shpreh Bunjaku-Rexhepi në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.