Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nuk kalon propozimi i LDK-së që të diskutohet për dialogun, qoftë me dyer të mbyllura

Gazeta10
09 February 2023 - 13:12

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që të ndryshohet rendi i ditës në seancën e sotme të kuvendit, raporton Gazeta10.

Gashi kërkoi që në rend dite, si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës debati në lidhje me çështjen e dialogut me Serbinë.

“Duke qenë se është java e dytë që tentojmë në kuvend të diskutojmë për këtë çështje dhe java e dytë radhazi që koha s’na del, është logjike që në bazë edhe të kërkesës së kryeministrit, ne të debatojmë”.

“Pra, për të debatuar e diskutu duhet shtuar kohën, për të shtuar kohën duhet të ndiqen procedurat, për t’u ndjekur procedurat duhet të futet si pikë e karakterit urgjent në rend të ditës, pra unë propozova që t’ia plotësojmë dëshirën kryeministrit dhe të diskutojmë për këtë çështje, si të ketë qejf kryeministri, nëse do me dyer të mbyllura, nëse do me dyer të hapura”, është shprehur Gashi.

Në lidhje me këtë, 68 deputetë morën pjesë në votim, ku 13 votuan pro dhe 55 ishin kundër, gjë që bëri që propozimi të mos kalojë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.