Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Lakers, Wolves dhe Jazz bëjnë një shkëmbim të madh, Westbrook largohet nga Kalifornia dhe rikthehet Rusell

Gazeta10
09 February 2023 - 13:36

Russell Westbrook nuk është më pjesë e Los Angelos Lakers, pasi është larguar nga Staples Center.

Në fakt tre skuadra janë përfshirë në një shkëmbim të madh të lojtarëve me Los Angeles Lakers, Minnesota Timberwolves dhe Utah Jazz.

Është një marrëveshja mes tre skuadrave ku në fakt kanë bërë lëvizje plot tetë basketbollistë.

D’Angelo Russell rikthehet te Lakers nga Minnesota Timberwolves, me LAL që marrin edhe Malik Beasley dhe Jarred Vanderbilt nga Jazz.  

Russell Westbrook do të bashkohet me Utah Jazz, derisa së bashku me të edhe Juan Toscano-Anderson dhe Damian Jones si dhe Jazz fitojnë zgjedhjen e raundit të parë të vitit 2027.

Nga ana tjetër Minnesota Timberwolves kanë marrë në radhët e veta fundorin Mike Conley dhe Nickeil Alexander-Walker nga Utah Jazz si dhe tre zgjedhje të raundit të dytë nga drafti.

Ky ka qenë shkëmbimi më i madh në këtë afat kalimtar mes tre skuadrave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.