Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Fanella e Kobe Bryant në ankand, shitet për 5.8 milionë dollarë

Gazeta10
10 February 2023 - 10:31

Fanella e Kobe Bryant e veshur me ekipin e LA Lkaers në sezonin 2007/08, është shitur në ankand nga “Sotheby’s” për shifrën e 5.8 milionë dollarëve.

Kjo është shumë e dytë më e lartë e paguar ndonjëherë për fanellën e një basketbollisti. Rekordi absolut i takon Michael Jordan në ndeshjen e parë të finaleve të NBA-së të vitit 1998, të shitur në ankand shtatorin e kaluar për 10 milionë dollarë.

Në klasifikimin absolut, mes Jordan dhe Bryant, shkëlqen legjenda Maradona. Fanella e tij e veshur në finalen e Kupës së Botës 1986 për ndeshjen kundër Anglisë, dita ku Maradona shënoi golin me dorë, majin e kaluar është shitur për 9,28 milionë dollarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.