
Lideri i Premier League deri më tani këtë sezon, Arsenal janë vënë pas lojtarit italin të Juventusit, Manuel Locatelli.
Sipas CalcioMercato, 13 herë kampionët e Anglisë, do të hyjnë “all-in” për shërbimet e Locatellit gjatë verës së këtij viti, me “Gunners”që thuhet se e kanë përcjellë italianin që nga ditët e tij te Sassuolo.
“Topçinjtë” e shohin italianin si lojtarin ideal për rotacione në mesfushë.
Me Juventusin që po kalon probleme të shumta këtë sezon, si dhe moskualifikimi potencial në Evropë do të thotë se “Zonja e Vjetër” mund të ketë nevojë për të ardhura, dhe Arsenal e konsiderojnë këtë mundësi shumë të mirë që të nënshkruajnë me të.
25-vjeçari është paraqitur 25 herë me Juventusin këtë sezon duke mos kontribuar me asnjë gol e asnjë asist.
Manuel Locatelli iu bashkua “biankonerëve” në gusht të vitit 2021, ndërsa ka kontratë me këta të fundit deri në qershor të vitit 2026.