Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 20-të në Bundesliga

Gazeta10
10 February 2023 - 17:15

Kjo fundjavë na sjellë xhiron e 20-të të këtij edicioni, ku do të zhvillohen disa ndeshje interesante, me fokus kryesor në Leipzig, ku ekipi nga ky qytet pret vendin e dytë ne tabelë, Union Berlinin të shtunën e 11 shkurtit.

Ndeshja hapëse e kësaj jave luhet të premtën me fillim nga ora 20:30, ku Schalke 04 do të ketë përballë Wolfsburgun.

Kryesuesit e tabelës, Bayern Munich përballë do të kenë ekipin që po lufton për mbijetesë, Bochumin, me ndeshjen që zhvillohet të shtunën nga ora 15:30.

Klubi tjetër që po lufton për titull, Borussia Dortmund do të luajë si mysafir i Werder Bremen, po ditën e shtunën në të njejtin orar, nga ora 15:30.

Ndeshjet tjera që luhen përgjatë kësaj xhiro janë: Hoffenheim – Bayer Leverkusen, Mainz – Augsburg, Freiburg – Stuttgart, Hetha Berlin – Borussia Monchengladbach dhe Koln – Frankfurt.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.