Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori amerikan reagon pas bisedës Chollet-Kurti për propozimin franko-gjerman

Gazeta10
11 February 2023 - 8:41

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier ka reaguar pas telefonatës që ka zhvilluar këshilltari special i Antony Blinken, Derek Chollet me kryeministrin Albin Kurti për vendimin e Kosovës që ta pranojë propozimin franko-gjerman. 

Hovenier ka thënë se SHBA-ja do të mbështes plotësisht hapat e radhës sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. 

Diplomati amerikan thotë se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën derisa SHBA-ja mbështet integrimin e saj të plotë në strukturat euro-atlantike dhe ndërkombëtare.

“Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën derisa ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, ka thënë Hovenier duke komentuar bisedën Chollet-Kurti./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.