Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vjedhje në zyret e “Bifurkacionit” në Ferizaj

Gazeta10
12 February 2023 - 14:52

Sot, në mëngjesin e hershëm në zyrat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacion” në Ferizaj është kryer një vjedhje.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të hetuar rastin.

Nga hetimet e para ai ka treguar se është parë që janë thyer dyert e demoluar zyret, dhe nga aty është vjedhur DWR e kamerave të sigurisë.

“Policët hetues janë duke punuar intensivisht, duke grumbulluar informacione që ky rast tê zbardhet sa më shpejtë”, ka deklaruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.