Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ramosit do t’i skadojë kontrata në qershor, flet për të ardhmen

Gazeta10
15 February 2023 - 11:00

Qendërmbrojtësi i PSG-së, Sergio Ramos nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Mbrojtësi spanjoll po i kalon muajt e fundit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ndërsa kontrata aktuale me këtë klub do t’i skadojë në muajin qershor.

Ish-futbollisti i Real Madridit kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga “Parku i Princave”, ndërsa tash palët do të ulen dhe të bisedojnë për vazhdimin apo jo të bashkëpunimit.

“Unë jetoj ditë pas dite. Sezoni i kaluar ishte mjaft i vështirë. Tash ndihem mirë fizikisht dhe mentalisht, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk mendoj për të ardhmen. Do ta shohim gjatë verës”, deklaroi përfaqësuesi spanjoll.

Ramos u përball vjet me lëndime dhe formë të zbehtë, ndërsa në këtë edicion është këndellur dhe është një titullar i padiskutueshëm.

Ai ndërkohë është në radar të klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, i cili po mundohet t’i mbledh yjet e futbollit evropian në perëndim të karrierës, siç bëri paraprakisht me Cristiano Ronaldon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.