Aston Villa po pret oferta për Emiliano Martinezin në verë pas formës së shkëlqyeshme të portierit në Kupën e Botës të vitit të kaluar.
Ai me Argjentinën e fitoi Kupën e Botës të zhvilluar në Katar.
“Daily Mail” raporton se klubi anglez është në presion për ta shitur numrin një që ka kontratë deri në verën e vitit 2027.
Martinez pjesë e Aston Villas është prej vitit 2020.
Ai më herët ka luajtur edhe në Arsenal.
Për Aston Villan sezonin aktual ka qenë në portë në 21 ndeshje.