Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Chelsea rishfaqin interesimin e tyre për Neymar

Gazeta10
16 February 2023 - 11:08

Klubi londinez, Chelsea kanë shprehur përsëri interesim për lojtarin brazilian, Neymar, të cilin ishin munduar ta transferojnë edhe gjatë verës.

 Sipas të përditshmes franceze, Le Parisien, pronari i ri i Chelsea, Todd Boehly ishte takuar me homologun e tij nga Parisi, Nasser Al-Khelaifi për një transferim të mundshëm të Neymar.

The Daily Mail ka bërë të ditur se PSG janë të gatshëm t’i largojnë edhe Leo Messi edhe Neymar pas prishjes së raporteve brenda ekipit kohëve të fundit.

Siç bëjnë me dije mediat franceze, Neymar u përplas me disa bashkëlojtarë të tij, para se të fjalosej ashpër me drejtorin sportiv të PSG-së, Luis Campos pas humbjes nga Monaco fundjavën e kaluar.

Neymar i ishte bashkuar klubit kryeqytetas gjatë vitit 2017 pas një shume rekord të paguar për të (263 milionë dollarë).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.