Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shteti i lowa-s shpall 17 shkurtin si Ditë të Pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
16 February 2023 - 14:52

Shteti i lowa-s partner i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpallur ditën e 17 shkurtit si Ditë të Pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta10.

Ky vendim u mor nga Guvernatorja e Shtetit znj. Governor Kim Reynolds.

“Sivjet do të festojmë së bashku 15 vjetorin e Pavarësisë si dhe 10 vjetorin e Partneritetit në mes dy vendeve.

Ky vit e gjenë Kosovën me qytete të binjakëzuzara në Iowa si: Komuna e Prishtinës me City of Des Moines – Government, Komuna Pejë me City of Johnston Government, Komuna e Gjakovës me City of Fort Dodge Government, Komuna Vushtrri Faqja Zyrtare me City of Norwalk, Iowa – City Hall, Komuna e Gjilanit me Sioux City, Iowa Government dhe Komuna Junik me City of Clarion, Iowa

Së bashku me Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal jemi duke finalizuar detajet dhe sivjet do të kemi edhe Komuna e Prizrenit, Komuna e Ferizajt, Komuna e Deçanit të binjakëzuara me qytetet e Iowa-së.

Në ndërkohë jemi duke punuar për binjakëzimin e Komuna e Kamenicës – Faqja Zyrtare dhe Komuna Shtime si dhe qyteteve tjera në të dy anët e oqeanit.

Kosova është e bekuar me miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

Urime populli i Kosovës nga populli i Iowa”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.