Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Spektakël në Camp Nou, Barcelona dhe Unitedi ndahen në paqe

Gazeta10
16 February 2023 - 20:47

Barcelona dhe Manchester Unitedi kanë luajtur baras (2-2) në ndeshjen e parë të ‘play-offit’ në Ligën e Evropës.

Ëout Ëeghorst shfrytëzoi një pasim të humbur në zonë për të goditur drejt portës, por intervenimi i Marc-Andre ter Stegen ia pamundësoi golin.

Tjetër mundësi për mysafirët në pjesën e parë pati Marcus Rashford, i cili e kontrolloi mirë topin dhe gjuajti drejt portës, por sërish në vend ishte Ter Stegen për një tjetër pritje të shkëlqyer.

Jordi Alba pati një prej mundësive më të mira për vendasit në fraksionin e parë, por David de Gea nuk e lejoi të shënonte dhe skuadrat shkuan në pushim me rrjetat e paprekur.

Me të filluar pjesa e dytë (50’), rezultati u zhbllokua. Raphinha harkoi nga këndi dhe më së larti kërceu ish-futbollisti i Chelseat, Marcos Alonso, për t’ua dhënë epërsinë Blaugranëve.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Djajve të Kuq. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Fred asistoi për mrekulli te Marcus Rashford, i cili ishte i saktë për t’i barazuar shifrat (53’).

Përmbysja nga vizitorët ishte e shpejtë. Një top të dërguar në zonë e dërgoi gabimisht në portën e tij Jules Kounde (59’).

Një kombinim i mirë ndërmjet Kounde dhe Raphinha, bëri që ky i fundit të dilte në shans dhe ta barazonte rezultatin (76’).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.