Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Elon Musk dhuroi vitin e kaluar gati 2 miliardë dollarë aksione të Teslas për bamirësi

Gazeta10
17 February 2023 - 11:26

Elon Musk ka njoftuar se ka dhuruar 1.95 miliardë dollarë aksione të Teslas për bamirësi vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i Teslas nuk ka përmendur emrin e marrësit, ose marrësve të dhurimit, raporton Gazeta10.

Dhurimi i 11.6 milionë aksioneve u përshkrua në një dosje të rregullatorëve amerikanë si “një dhuratë e mirëfilltë”. Dokumenti i paraqitur në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim të SHBA-së tregoi se dhurimi ishte bërë midis gushtit dhe dhjetorit të vitit të kaluar.

Nuk është hera e parë që Musk i jep aksionet e Tesla-s për bamirësi. Ai dhuroi rreth 5.74 miliardë dollarë aksione në vitin 2021.

Musk njoftoi gjithashtu se nga fundi i këtij viti do të gjente dikë që do ta pasonte atë si shef ekzekutiv të Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.