Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Politika e “ndarë’ në Prekaz

Gazeta10
17 February 2023 - 19:09

Raporti: Saranda Alshiqi / Kanal10

Liderë shtetëror, opozitarë, qytetarë nga gjithë Kosova, kanë bërë homazhe në 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ata kujtuan luftën e sakrificën e të rënëve për këtë ditë. Prekazi u quajt si kryeqytet i kryengritjes shqiptare, derisa u theksua se rruga e Kosovës është ajo euroatlantike.

Prekazi ka bërë bashkë liderët institucional dhe ata të partive opozitare.

Nga ky vend, krerët institucional thanë se sakrifica e familjes Jashari vuri themelet e shtetit të Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti, pas homazheve në nderë të 15 vjetorit të pavarësisë, e kanë quajtur Prekazin kryeqendër të kryengritjes shqiptare.

Sakrifica e Jasharajve, sipas liderëve shtetëror, e ka ngritur në dimension tjetër kombin shqiptar, por e ka zgjuar edhe botën.

Për nderë të 15 vjetorit të pavarësisë, në Kosovë po qëndron edhe presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj.

Bashkë me liderët kosovarë, Begaj ka bërë homazhe në Prekaz, ku ka thënë se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Homazhet në Prekaz, nuk munguan as nga liderët e partive opozitare. Nga aty, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku e lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thanë se liria dhe pavarësia i ka rrënjët në Prekazin heroik.

Në këtë ditë festive, Prekazin e kanë vizituar edhe shumë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe jo vetëm.

Derisa, nuk mungonin këngët patriotike, simbolet shtetërore e ato kombëtare.

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.