
Raporti: Bleona Dallaveraj / Kanal10
Shumë qytetarë nga Mitrovica janë shprehur të zhgënjyer me arritjet e Kosovës për këto 15 vite. Por nuk i kanë fshehur emocionet e 17 shkurtit të vitit 2008 për çka kanë thënë se ndjenja e kësaj feste po zbehet çdo ditë e më shumë.
Atmosferë festive ka mbizotëruar të premten edhe në Mitrovicë.
Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Disa prej tyre e kujtojnë edhe momentin kur për herë të parë Kosova u shpall shtet i pavarur me 17 shkurt të 2008-ës.
Madje ka pasur edhe nga ata që këtë ditë e presin me plotë emocion.
Por përkundër kësaj atmosfere festive e cila ka mbizotëruar në qytetin e Mitrovicës, disa qytetarë janë shprehur të zhgënjyer më atë që Kosova ka arritur në këto 15 vite.
Për nder të kësaj feste Komuna e Mitrovicës ka organizuar edhe një koncert në sheshin e këtij qyteti.