
I ftuari i radhës te emisioni “Kampionët” këtë të diel është edhe ish-drejtori sportiv i skaudrës së Drenicës, Taulant Dajaku.
Gjatë diskutimit për vendimet e komisionit të FFK-së të marra për rastet e fundit, ai tha se nuk pajtohet.
“FFK-ja është insitucion që përgjegjësinë kryesore e ka mbarëvajtjen e rregullave të bëra nga vet ky institucion”. vazhdoi Dajaku.
Më tej, ai pretendon se shqyrtimi i ankesës së ish-klubit të tij, Drenicës ka zgjatur vetëm 50 minuta, pra për të është e pamjaftueshme.
“Shkresat e asaj mbledhje për shqyrtimin e ankesës tonë, vërehej që nuk ishte profesionale.” deklaronte Dajaku.
Ai gjithashtu e përmendi edhe rastin e dënimit të Partizanit në Shqipëri, duke e krahasuar me atë të regjistrimit të lojtarëve nga Llapi.
“Rast i ngjshëm ka ndodhur edhe në Shqipëri, Partizani është dënuar me 80 mijë euro gjobë ng FIFA, lojtari në fjalë ishte dënaur me 6 muaj moslojë, ndërsa zyrtarët që kanë bërë gabimin me 2 vjet mospërfshirje në klub.” theksonte Dajaku.