
Manchester United është tash e një kohë në negociata me David De Gean për rinovimin e kontratës.
Të dyja palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës dhe ky mund të jetë sezoni i fundit i gardianit spanjoll me fanellën e “Djajve të Kuq”.
“The Sun” raporton se Unitedi ka shprehur interesim për portierin e Leeds United, Illan Meslier.
Francezi është pjesë e Leeds United që nga viti 2020 dhe ekipi anglez nuk do ta lejojë aq lehtë largimin e tij.