Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Kurti s’dallon me Stalinin e Titon, dëshiron kontroll të plotë

Gazeta10
20 February 2023 - 21:09

Mos takimi nga sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti ka zgjuar kritika të shumta në opinion si dhe dyshime se janë ftohur relacionet mes Kosovës dhe ShBA-së, raporton Gazeta10

Për këtë në “Politiko”, komentatori, Halil Matoshi u shpreh se nuk e ka pritur se Blinken do t’i takojë krerët e shtetit tonë, megjithatë ka kritikuar ashpër edhe kursin politik që udhëheqësitë tanë po ndjekin, duke i krahasuar me liderët komunistë si Stalini e Enver Hoxha.

“Unë kam menduar që Osmani do të jetë pragu i fundit i rezistencës antikomuniste, po s’po del që është. Do të thotë dhe këta kanë hy në rrugën një kahshe të izolimit si Enver Hoxha në vitet e dyzeta. Krahasimi politikë me politik është valid në teori. A është e majtë LVV-ja, me krahasu të majtën me një të majtë nuk është asgjë. Në esencë prej Leninit e knej s’dallojnë asgjë. As Kimi, Stalini, Lenini, as Enveri as Tito as Albini s’dallojnë kurgjo, sepse dojnë kontroll të plotë mbi çdo gjë, madje edhe kontroll të plotë mbi mendime.”, u shpreh ai.

Tutje, Matoshi ka thënë se Osmani do duhej kryeulur të kthehej në Kosovë dhe t’i kërkojë falje popullit që ka marrë pjesë në një mashtrim të madh, duke theksuar se sot SHBA-ja aleati kryesor i Kosovës më nuk do të dëgjojë për Kosovën.

“Edhe zonja, Osmani e ka një X nga amerikanët, jo vetëm Kurti. Kjo do të thotë se Kosova është në një udhëkryq të rrezikshëm”, ka përfunduar Matoshi,/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.