Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

LIVERPOOL AFËR MARRVESHJES ME ZIELINSKI

Gazeta10
21 February 2023 - 16:38

Polaku Piotr Zielinski sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Napoli në verë për ta vazhduar karrierën në kampionatin e Anglisë.

“The Sun” shkruan të martën se Zielinski pritet të transferohet te Liverpooli, ekip që është favorit për shërbimet e tij.

Mësohet se Liverpooli parimisht ka arritur marrëveshje me Zielinsin, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga Napoli dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.

Për kartonin e 28-vjeçarit Liverpooli është gati të ofrojë 40 milionë euro pasi mesfushori pëlqehet shumë nga trajneri Juergen Klopp.

Ai ka 6 gola e 8 asistime këtë sezon në të gjitha garat për Napolin, ndërsa është pjesë e ekipit italian prej vitit 2016.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.