Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A ia kontrollon fjalimet Dejona Mihali? Tregon Bajqinovci

Gazeta10
23 February 2023 - 0:51

Javën e kaluar, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi hodhi kritika ndaj Dejona Mihalit, duke thënë se kjo e fundit është njeriu kryesor që kontrollon grupin parlamentar të VV-së.

Megjithatë, këto zëra i ka mohuar deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci. Bajqinovci ka shtuar se atij asnjëherë nuk i ka shkruar apo kontrolluar fjalimet.

Por, ai e pranoi faktin se takohet me të, kur kanë ndonjë takim në Kuvend.

“Unë Dejona Mihalin e shoh vetëm kur kemi ndonjë takim në Kuvend. Unë kurrë nuk i kam dorëzuar asnjë fjalim për shkrim as për përmirësim“, tha ai nëPrime Time në Kanal 10.

Kujtojmë faktin se Mihali konsiderohet një prej figurave më të fuqishme të partisë, që gëzon përkrahje të madhe nga kryeministri aktual, njëherit shefi i partisë. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.