
Lionel Messi në verë mund të rikthehet te Barcelona.
Ylli argjentinas tashmë duket gjithnjë e më larg Paris Saint-Germainit, pasi kontrata e tij skadon në përfundim të sezonit dhe ai nuk pritet të rinovojë me klubin nga kryeqyteti francez.
Si opsion për të ardhmen e Messit mbetet Barcelona, ekip në të cilin ai e kaloi gjithë karrierën përpara se të kalontë në Francë.
Kryesia e klubit katalan janë optimistë se do të arrrijnë marrëveshje me 35-vjeçarin për një rikthim në “Camp Nou”.
Presidenti i klubit, Joan Laporta është takuar me babain e Messit, Jorge Messi dhe kanë shikuar mundësitë që sulmuesi argjentinas të kalojë te Barcelona.
Përveç Barcelonës, për yllin argjentinas janë të interesuar edhe ekipi amerikan, Inter Miami, por raportohet se Messi dëshiron të vazhdojë karrierën në Evropë.
35-vjeçari në fund të vitit të kaluar arriti të fitoi Kupën e Botës, trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij.
Këtë edicion me PSG-në, Messi ka shënuar 16 gola dhe ka kontribuar me 14 asistime në 27 ndeshje në të gjitha kompeticionet.