Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rasti Berishaj, Konjufca: Drejtësia të ofrojë fakte

Gazeta10
24 February 2023 - 15:24

Rreth rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, pas kritikave të shumta të opozitës, ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili ka thënë se institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë fakte nëse ambasadori Berishaj, është vërtetë i përfshirë në operacionet e kompanisë GEN në Ballkan.

Ai deklaroi se kur kjo gjë të faktohet, institucionet kosovare do të ndërmarrin masa ndaj tij. Ai shtoi se ka kërkuar disa herë evidencë për veprimtarinë e Berishajt, por që tha se ende nuk ka marrë asgjë.

“Jo, duhet me dalë institucionet e drejtësisë dhe me thënë se Martin Berishaj ka bërë krime dhe vepra penale. Deri atëherë ju ftoj të gjitha faktet me i prezantu, mirëpo në bashkëpunim me të gjitha shtetet që kemi deri tani dhe të gjitha çfarë u kemi kërkuar, diçka që tregon ndonjë evidencë, nuk kemi asgjë deri tash. Në momentin që do t’i marrim ato, besoj se Qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme do të veprojë”, tha kryetari Konjufca./EO/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.