Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, nuk ka marrëveshje

Gazeta10
27 February 2023 - 20:19

Ka përfunduar takimi i Kryeministrit Kurti me Presidentin Vuçiq bashkë me Shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, raporton nga Brukseli gazetari i kanal10, Kushtrim Sadiku.

Në një lidhje direkte gazetari Kushtrim Sadiku ka deklaruar që nuk është arritur marrëveshja me Kurtit dhe Vuçiq.

Presidenti Vuçiq i është përgjigjur gazetarit të kanal 10, Kushtrim Sadiku në pyetjen se a do të njihni pavarësinë e Kosovës, duke thënë se Serbia nuk është e gatshme të njohë Kosovën.

Në paraqitjen para gazetarëve Vuçiq po ashtu ka deklaruar që Kurti ka refuzuar të flasë për Asociacionin dhe për këtë do të takohemi prap me datën 18 mars.

Kanal 10 dhe Gazeta 10 do t’iu mbajë të infomuar për deklaratat e Kurtit dhe Vuçiq. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.