Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Neni 7 i propozimit evropian flet për vetmenaxhim të komunitetit serb, çka nënkupton kjo sipas këtij dokumenti?

Gazeta10
28 February 2023 - 0:26

Bashkimi Evropian zyrtarisht publikoi sonte përmbajtjen e planit evropian.

Në të janë 11 nene, të cilat sonte janë miratuar vetëm verbalisht pasi palët kosovare dhe serbe nuk kanë nënshkruar propozimin e BE-së.

Neni 7 i planit “Marrëveshja për rrugën e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” i propozuar nga Bashkimi Evropian thotë se, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës, palët do të sigurojnë një nivel të vetë-manxhimit për komunitetin serb në Kosovë në disa fusha. Këtu përfshihet edhe mundësia e ndihmës financiare nga Serbia.

Ky nen gjithashtu kërkon që palët të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë mbrojtje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe.

Neni 7

Të dyja palët angazhohen të krijojnë marrëveshje dhe garanci specifike, në përputhje me instrumentet përkatëse të Këshillit të Evropës dhe duke u mbështetur në përvojat ekzistuese evropiane, për të siguruar një nivel të duhur të vetë-menaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe aftësinë për ofrimin e shërbimeve në fusha specifike, duke përfshirë mundësinë e mbështetjes financiare nga Serbia dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb me Qeverinë e Kosovës.

Palët do të zyrtarizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe do të ofrojnë nivel të fortë mbrojtjeje për objektet e trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.