
Julian Alvarez mund të largohet nga Manchester City vetëm pas një sezoni të kaluar në Angli.
Siç raportojnë mediat angleze, Alvarez është i pakënaqur me minutazhën që po ka te “Qytetarët” dhe ka kërkuar largimin nga klubi.
Konkurrenca e madhe që Alvarez po ka te City me sulmuesin tjetër Erling Haaland, ka bërë që ai shumicën e ndeshjeve të jetë në bankën rezervë.
23-vjeçari në fund të vitit të kaluar kishte pasur paraqitje fantastike në Botërorin e Katarit dhe ka qenë njëri nga futbollisti më të dalluar në triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës.
Argjentinasi erdhi te Manchester City në verën e kaluar në River Plate, për shumën e 20 milionë eurove.
Ai ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Real Madridi, Barcelona dhe Paris Saint-Germaini raportohet se janë duke e monitoruar situatën e Alvarezit dhe janë të gatshëm ta transferojnë atë në verë.
23-vjeçari deri më tani me Cityn ka shënuar 10 gola në 31 paraqitje.