
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është kundërpërgjigjur ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa i cili tha se Kurti e Osmani e kanë marrë një fëmijë nga rruga dhe e kanë bërë ministër duke aluduar tek ministri Peci, shkruan Gazeta10.
Për këtë, Peci reagoi në një postim në Facebook, ku tha se e vërtet që Kurti e Osmani më kanë bërë ministër, por të paktën jo Rrahman Morina.
“E vërtetë qe Znj. Vjosa Osmani e Albin Kurti më kanë bërë ministër. Të paktën nuk më ka bërë Rrahman Morina.”, ka shkruar Peci./Gazeta10