Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy “shtetet” që do t’i krijojë Serbia në Kosovë me planin evropian

Gazeta10
01 March 2023 - 23:44

“Shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës”, kjo është mënyra së si njohësi i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu po e sheh nenin shtatë të planit evropian i cili e rregullon statutin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Baraliu, në “Prime Time” e ka quajtur si pjesa më ‘’kancerogjene’’ e marrëveshjes pikërisht nenin që merret me statutin e Kishës Ortodokse.

“Ndërhyrja e një shteti religjioz në shtetësinë e Kosovës, e cila sipas të gjitha gjasave do të thotë një shtet religjioz brenda shtetit të Kosovës.”, ka thënë ai.

Por, për Baraliun problematik është edhe themelimi i Asociacionit, i cili sipas tij është një ndërhyrje direkte nga shteti i Serbisë në Kosovë, e cila do të shëndrrohet në Republikë Serbe që do të thotë një tjetër shtet brenda vendit tonë.

“Pra e kemi Asociacionin, vet qeverisjen territoriale, administrative, një autonomi, pra vet menaxhimin. Jo vetëm autonomi kulturore, arsimore, shëndetësore që i kanë pas edhe tani deri në arsimin e lartë e universitet  dhe planifikimin, zhvillimin ekonomik e financimin. Por nënkupton edhe autonomi territorial që do të thotë shtet në shtet, pra Serbia me këtë marrëveshje trefish involvohet në shtetësinë e Kosovës dhe e rrezikon atë. Përmes shteti në shtet, vet administrimit, Asociacionit që është një strukturë tjetër. Pra ndërhyrja e dytë është sepse ka mundësi që të hyj kushdo nga komunat tjera, pra këto 10 komuna dhe të tjera por asnjë institucion i Kosovës nuk ka fuqi që ta shpërbëj Asociacionin, do të thotë nëse s’mund ta shpërbësh ajo kalon nga Asociacioni në Republikë, dhe bëhet një republikë tjetër në Kosovë.”, ka thënë Baraliu./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.