Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Manchester City nxjerr në shitje Bernardo Silvan

Gazeta10
02 March 2023 - 18:04

Mesfushori portugez, Bernardo Silva përfundimisht do të largohet nga skuadra e Manchester Cityt këtë verë.

“Daily Mail” ka njoftuar të enjten se drejtuesit e Cityt tashmë kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Silvan pas insistimit të portugezit.

Silva edhe para fillimit të këtij sezoni kishte kërkuar largimin nga City, por skuadra angleze kishte refuzuar të gjitha ofertat. Për ta lënë të lirë Silvan, thuhet se City po kërkon të paktën 70 milionë euro.

28-vjeçari ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Monaco. Ai ka 3 gola e 5 asistime këtë sezon, ndërsa po kërkohet nga Barcelona e Real Madridi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.