Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona synon Rafael Leaon

Gazeta10
03 March 2023 - 9:30

Klubi katalunas, Barcelona ka filluar që tani përgaditjet për sezonin e ri dhe ndër to është edhe përforcimi i sulmit.

Sipas “Fichajes”, emri më i përfolur është sulmuesi portugez, Rafael Leao.

23-vjeçari është një nga lojtarët më premtues në futbollin evropian dhe në sezonin e kaluar ishte një nga pikat kyçe te ekipi i Milanit, duke u kurorëzuar në fund me titullin e Serie A.

Këtë sezon, ylli i Milanit ka luajtur në 32 ndeshje në të gjitha kompeticionet, në të cilat ka shënuar 9 gola.

Xavi Hernandez dëshiron që Leao të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowski, duke shfrytëzuar rastin pasi kontrata e Leao përfundon në vitin 2024.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateus Alemany ka konfirmuar se prioritet kanë transferimet që kanë vetëm 6 muaj ose 1 vit në kontratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.