
Sipas shumë raportimeve nga Gjermania, mbrojtësi francez, Benjamin Pavard pritet të qendrojë te “Bavarezët” pavarësisht thashethemeve se do të largohet.
Thuhej se për fituesin i Kupës së Botës “Rusia 2018” ishin të interesuara skuadra si Real Madrid e Barcelona.
Kontrata e Pavard përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, mirëpo francezi ka vendosur se do ta përmbush atë deri në fund me gjigandin gjerman.
“Jam i vetdijshëm se jam në një klub të madh, ku çdo gjë është e shkëlqyeshme. Ndihem shumë rehat këtu dhe i dua tifozët. Shpresoj që do të arrrijmë gjëra të mëdha këtë sezon.”, kishte thënë Pavardi për RMC Sport, përcjellë Gazeta10.
Pavardi i ishte bashkuar Bayernit në verën ë vitit 2019, ndërsa më herët kishte luajtur edhe për Stuttgart e Lille.