
Njëra nga rivalitetet më të mëdha në futboll padyshim është ajo mes katalunasve të Barcelonës dhe ekipit nga kryeqyteti spanjoll, Real Madrid.
Real Madrid dhe Barcelona janë vetëm një ndeshje larg shifrës së 253 ndeshjeve në gara zyrtare.
Mirëpo, cili klub është më i mirë në statistika në këtë përballje që ka filluar nga viti 1929?
Real Madrid – Barcelona: kokë-më-kokë
Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Mbretit, e cila u luajt më 2 mars në “Santiago Bernabeu” ishte ndeshja e 252 në histori të El Clasico, me këto dy ekipe që kane luajtur edhe në 34 raste tjera në ndeshje miqësore.
Rekordi i përgjithshëm i ndeshjeve të El Clasico është shumë i përafërt, me Real Madridin që ka arritur mbi 100 fitore.
Në 252 ndeshje të zhvilluara, Reali i Madridit ka shënuar 101 fitore, ndërsa Barcelona ka 99 sosh. 52 ndeshje janë mbyllur me barazim.
Duke mos llogaritur ndeshjet zyrtare, Real Madrid e Barcelona janë ndeshur edhe në 34 ndeshje tjera miqësore, me Barçën që ka 20 fitore, Reali vetëm 4 e 10 ndeshje kanë përfunduar baraz.
Me Barcelonën që e caktoi Pep Guardiolan si trajner më 2008, gjithçka po shkonte në favorin e tyre.
Në La Liga, pas emërimit të Guardiolas si trajner, Barcelona në El Clasico fitonte 13 herë, pësonte 6 humbje, ndërsa barazonte në 4 raste. Ata gjithashtu fituan edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, sezoni 2010-11.
Largimi i Guardiolas dhe 7 herë fituesit të Topit të Artë, Lionel Messi, ia vështirësoi punët në El Clasico, mirëpo Barça ende qëndron kompetitive dhe vazhdon të konkurrojë per trofe madhor.
Barcelona vs Real Madrid: kabineti i trofeve
Dominimi i kohëve të fundit nga Barcelona, i sheh ata duke kaluar rivalët e tyre, Real Madridin në aspektin e trofeve.
Real Madrid ka fituare 34 herë La Ligan në histori, dhe janë 8 tituj para Barcelonës. Ata gjithashtu janë larg edhe në Ligën e Kampionëve, duke fituar 14 tituj kundrejt 5 të Barcelonës.
Që nga sezoni 1990-91, Barcelona ka fituar 16 herë La Liga duke krahasuar me Real Madrid që e kanë fituar 10 herë. Barcelona është kurorëzuar më e mira në Evropë në 5 raste, ndërsa “Madrilenët” një herë më shumë, 6 herë.
Vitet 70-ta dhe 80-ta të shekullit të kaluar ishin të dominuara nga klubet italiane e gjermane, mirëpo këto dy klube spanjolle dominimin e tyre veçse e kishin realizuar dy dekada më parë.
Real Madridi ishte fjala kryesore përgjatë viteve të para në European Cup (Liga e Kampionëve), duke e fituar pesë herë radhazi mes viteve 1956-1960 dhe përsëri një herë në vitin 1966. Ata gjithashtu dominuan edhe në La Liga duke e fituar atë 18 herë ne periudhën mes 1950 dhe 1980.
Çmimet individuale të lojtarëve të dy klubeve
Epoka aktuale e futbollit është e definuar me emrat e Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, aq shumë sa janë edhe emrat e Real Madrid dhe Barcelonës, edhe pse këta dy lojtarë nuk luajnë më në klubet respektive.
Kjo dyshe po konkurronin me njëri tjetrin për çdo vit që nga transferimi i Ronaldos nga Manchester United në Real Madrid.
Messi e kaloi Ronaldon me 6 Topa të Artë, i cili kishte fituar 5 të tillë, në dhjetorin e vitit 2019, para se të shkonte të fitonte edhe një tjetër më 2021 sa ishte pjesë e Paris Saint-Germain.
Sa i përket Topave të Artë në histori të dy klubeve, Real Madrid e Barcelona janë të barabartë në këtë aspekt, me të dyja që kanë nga 12 sosh.