Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bundesliga rikthehet në aksion me xhiron e 23-të

Gazeta10
03 March 2023 - 17:15

Kjo fundjavë na sjellë xhiron e 23-të të Bundesligës, e cila në përbërje do të ketë disa ndeshje interesante, ndër to edhe Dortmund – Leipzig.

Ndeshja e cila zhvillohet në “Signal Iduna Park” luhet të premten e 3 marsit dhe fillon nga ora 20:30.

Ndërkohë, lideri i tabelës, Bayern Munchen luan të shtunën me fillim nga ora 18:30.

Të besuarit e Julien Nagelsmann udhëtojnë te Stuttgart pas fitores në fundjavën e kaluar ndaj Union Berlinit me rezultat 3-0.

Ndeshjet tjera që zhvillohen në kuadër të kësaj xhiro janë: Augsburg – Ëerder Bremen, Bochum – Schalke, Monchengladbach – Freiburg, Mainz – Hoffenheim, Union Berlin – Koln, Bayer Leverkusen – Hertha Berlin dhe Ëolfsburg – Frankfurt.

Të parët në tabelë janë skuadra e Bayern Munchen me 46 pikë, poaq sa ka edhe Borussia Dortmund, ndërsa katërshen më të mirë e mbyll Union Berlin dhe Leipzig.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.