Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Julian Brandt kërkohet nga Arsenali

Gazeta10
03 March 2023 - 17:37

Mesfushori gjerman, Julian Brandt në verë mund të kalojë në Premierligë.

Sipas raportimeve të fundit, Arsenali e dëshiron me çdo kusht transferimin e gjermanit në afatin kalimtar veror.

Brandt pëlqehet shumë nga trajneri i “Topçinjëve”, Mikel Arteta, i cili e sheh atë si idealin për të përforcuar fazën ofanzive.

Gjermani ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024 dhe ende nuk ka arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin gjerman.

26-vjeçari erdhi te Dortmundi në vitin 2019 nga ekipi tjetër gjerman Wolfsburgu, për shumën e 25 milionë eurove.

Këtë edicion, Brandt ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 30 ndeshje të luajtura.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.