
Ekspertët bëjnë thirrje për inspektime, thonë se “shteti ka njohuri për këtë, por nuk merret”, raporton Gazeta10.
Një nga shkaktarët e aksidenteve tragjike në komunikacion po konsiderohen marrja e patent shoferëve me ryshfet e mos-përgatitja e duhur e ngasësve të rinj të veturave. Ekspertët kanë ngritur alarmin për këtë dukuri teksa auto-shkollat mohojnë një gjë të tillë. Rastet e arrestimeve të mëhershme ato i shohin si hakmarrje politike.
Raporti: Saranda Aliu
Kamera: A.Morina& F.Slivova
Të rinj që mbajnë orë praktike për patentë shoferë, shihen shpesh në rrugë.
E ka prej tyre, që pajisjen me këtë dokument përmes ryshfetit.
Së fundmi, Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona, nën dyshimin se morën ryshfet për patentë shofer, të cilëve iu caktua nga 1 muaj paraburgim.
Por, pretendimet se procedurat për marrjen e patentës po bëhen në këtë mënyrë i ka mohuar kryetari i Shoqatës së Autoshkollave, Xhemshit Cakolli.
Sipas tij, po të ishin të vërteta këto raste, deri më tani këta persona do të ndëshkoheshin.
E sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, shumë aksidente rrugore po ndodhin për shkak të marrjes së patentës jashtë rregullave të duhura dhe pa meritë.
Ai i ka numëruar disa mënyra për parandalimin e këtij fenomeni.
Vdekja e 12 personave në dy muajt e parë të këtij viti nga aksidentet ka nxitur reagime të shumta për më shumë fushata vetëdijsësimi dhe forcim të masave ndëshkuesve nga ana e shtetit./Gazeta10