
Presidenti francez, Emmanuel Macron, planifikon të udhëtojë në Algjeri javën e ardhshme, njoftoi të shtunën pallati Elysee, duke thënë se vizita zyrtare do të zhvillohet nga 25-27 gusht, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
Macron pranoi një ftesë nga presidenti algjerian, Abdelmadjid Tebboune, është bërë e ditur nga zyra e tij. Kjo do të jetë vizita e dytë zyrtare e Macron në vendin e Afrikës së Veriut, i cili ka lidhje të ngushta biznesi me Parisin.
Falë rezervave të mëdha të gazit natyror, Algjeria kohët e fundit është bërë gjithashtu një qendër e vëmendjes për Bashkimin Evropian në përpjekjet e tij për të ulur importet nga Rusia.
Marrëdhëniet midis Macron dhe Tebboune vitin e kaluar u përkeqësuan kur vërejtjet e bëra nga presidenti francez për historinë e Algjerisë dërguan në një mosmarrëveshje diplomatike të lidhur me të kaluarën e përbashkët koloniale të të dy vendeve. / Gazeta10